Portieri Di Gregorio, nga kalimi te Juventusi te ftesa e Italisë – ai nuk e harron Interin, kohën e kaluar dhe mbështetjen e këtij klubi

Michele Di Gregorio është shprehur i lumtur nga ftesa e tij e parë për Italinë dhe tregon se si po përmirësohet dita-ditës që nga transferimi te Juventusi. Portieri bëri lëvizjen e madhe nga Monza te Juve gjatë verës me kërkesë specifike të trajnerit të ri Thiago Motta, duke e dërguar Wojciech Szczesny në atë që supozohej të ishte një pension i parakohshëm derisa të kalonte te Barcelona. Tani ai është ftuar me skuadrën e Italisë edhe për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Izraelit.

“Mezi pres të ndihmoj, ta vë veten në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Fillova në Serinë C në moshën 19-vjeçare, më pas tre vjet në Serinë B, u ngjita në top ligë me Monzën dhe më pas me Juventusin”. “Dikush besoi në mua më shumë se unë ndoshta në veten time. Do të thosha se ka qenë një proces i vazhdueshëm rritjeje, duke dashur të provoj vazhdimisht veten në hapin tjetër”, ka deklaruar Di Gregorio për Rai Sport. Ndërsa Juventus e filloi sezonin e Serie A me gjashtë ndeshje radhazi pa pranuar gol, kjo u prish në fundjavë me Cagliarin kur ndeshja u mbyll 1-1, e ku portieri pranoi gol nga penalltia.




















































