Porsche emëron shefin e ri

Bordi Mbikëqyrës i Porsche AG ka emëruar Michael Leiters si Drejtor Ekzekutiv të Porsche AG, i cili do të kryejë zyrtarisht funksionin e ri që nga 1 janari 2026.
Leiters do të pasojë Oliver Blume, i cili drejtoi Porsche AG si Drejtor Ekzekutiv për 10 vjet, dhe tani do të vazhdojë si Drejtor Ekzekutiv i Grupit Volkswagen.
Wolfgang Porsche, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Porsche AG, deklaroi se Oliver Blume mori përsipër përgjegjësi të rëndësishme gjatë kohërave sfiduese dhe e menaxhoi kompaninë me sukses.
Në rolin e tij si Drejtor Ekzekutiv, Blume siguroi rezultate rekord financiare, një ofertë publike fillestare të aksioneve, hyrje në tregje të reja ndërkombëtare dhe suksese në sportet motorike.
Blume tha se pas 10 vitesh në drejtimin e Porsche, ai vendosi të përqendrohej te Volkswagen.
Ndryshde, Leiters ka qenë Drejtor Ekzekutiv i McLaren Automotive që nga korriku i vitit 2022, dhe përpara kësaj, ai shërbeu si Drejtor i Teknologjisë në Ferrari për më shumë se 8 vjet.
Ai është gjithashtu shumë i njohur me Porsche.
Përpara se të kalonte te Ferrari, ai punoi në këtë kompani gjermane për më shumë se 13 vjet dhe ishte përgjegjës për linjat Macan dhe Cayenne. /Telegrafi/


















































