LAJMI I FUNDIT:

Porositi picë vegane, u hutua kur e pa sa të varfër ia shërbyen (Foto)

Porositi picë vegane, u hutua kur e pa sa të varfër ia shërbyen (Foto)
Young attractive Asian Chinese woman

Me rritjen e trendit të klientëve që kërkojnë ushqime vegane, shumë brende të njohura kanë nisur t’i adoptojnë produktet dhe rrisin lloj-llojshmërinë.

Mirëpo, disa që pretendojnë se kanë në meny edhe ushqime, pa përmbajtje me bazë nga produktet e kafshëve, nuk po ofrojnë përgatitjet e duhura, transmeton Telegrafi.

Mary Nesbitt-Larking ka qenë në një piceri në Harfordshire të Anglisë, ku kërkoi një picë vegane.


Pica vetëm me salcë dhe qepë

“Më thanë se më nuk ka djathë vegan, andaj pranova të ma sjellin me qepë dhe fara pishe. Por, kur më erdhi në tavolinë, ishte shumë e varfër. Kishte vetëm salcë dhe qepë”, ka thënë Larking.

Imazhi ku shfaqet piza që lë shumë për të dëshiruar, është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa aktivistët vegan kërkuan të bëhet më shumë në këtë drejtim. /Telegrafi/