LAJMI I FUNDIT:

Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Pornhub, ka publikuar statistikat e përgjithshme të kërkimeve për vitin 2023, duke përfshirë edhe kategorinë më të kërkuar të filmave nga përdoruesit në mbarë botën.

Uebfaqja më e ndjekur në botë, e filmave me “pullë të kuqe” ka publikuar statistikat edhe për vendin tonë, transmeton Telegrafi.

Në Kosovë, kategoria më e kërkuar për vitin 2023 është “milf”, në Shqipëri mbizotëron kategoria “anal”, në Mal të Zi është “milf” derisa në Maqedoni të Veriut është rubrika “mature”.


Çdo vit, Pornhub Insights, analizon të dhëna nga miliarda vizita për të parë se cilat përmbajtje të uebfaqes përcaktojnë kërkimet përgjatë vitit.

Bazuar në të dhënat e fundit të finalizuara për vitin 2023, termi më i kërkuar në uebfaqe është “hentai”, një term që ka qenë në vendin e parë për tre vjet me radhë, në vendin e dytë renditet termi “milf” dhe në vendin e tretë renditet “lesbian”.

Pornostarja më e kërkuar në Pornhub

Këtë vit, sikurse në vitin 2022, Abella Danger zuri vendin e parë në listën e yjeve më të kërkuar në Pornhub, ku videot e saj kanë grumbulluar mbi 1.8 miliard shikime. Me një numër të tillë, nuk është për t’u habitur që ajo është pornostarja më e mirë e vitit.

Pornostarja e dytë më e kërkuar në Pornhub është Angela White me 1.2 miliard shikime, duke pasuar me Eva Elfie, e cila u rendit në vitin e tretë.

Vendi me më së shumti vizita në Pornhub

SHBA-ja kryeson në listën e vendeve me më shumti vizitorë në Pornhub, duke vazhduar me Filipinet në vendin e dytë, derisa në vendin e tretë u rendit Franca.

Në vendin e katërt renditet Meksika, duke pasuar me Mbretërinë e Bashkuar në vendin e pestë dhe me Japoninë në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori