LAJMI I FUNDIT:

Pompeo dhe Merkel do të takohen në Berlin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Pompeo dhe Merkel do të takohen në Berlin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen në Berlin, më 7 maj.

“Më 7 maj ai do të mbërrijë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm, Heiko Maas për të diskutuar çështje të shqetësimit të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor”, ka njoftuar shërbimi për shtyp i Departamentit amerikan të Shtetit, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu thuhet se më 6 maj ai do të mbërrijë në Rovaniemi, Finlandë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Njëmbëdhjetë Ministerial të Këshillit Arktik. Ai gjithashtu do të mbajë një fjalim për politikën e Arktikut të SHBA-së.


“Më 7 maj, ai do të mbërrijë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm, Heiko Maas për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor”.

“Më 8 maj ai do të udhëtojë për në Londër. Atje ai do të takohet me Kryeministren Theresa May dhe Sekretarin e Jashtëm për të diskutuar prioritetet e përbashkëta globale. Ai gjithashtu do të mbajë një fjalim mbi Marrëdhëniet e Veçanta të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

“Më 9 maj, ai do të udhëtojë në Nuuk, Grenlandë, për t’u takuar edhe me kryeministrin e Grenlandës, Kim Kielsen”, thuhet në njoftim.

Siç kanë shkruar mediat e huaja, presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih në shkurt të këtij viti diskutuan mënyrat për të kundërshtuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërsa në prill, thuhet më tej, Merkel nënvizoi nevojën për lirimin e marinarëve ukrainas të kapur nga Rusia në Strait Kerch nëntorin e kaluar.

Ndryshe, më 22 prill, pas presidentit amerikan Donald Trump, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, edhe Merkel e përgëzoi presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Volodimir Zelensky, për fitoren në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori