Polonia ka vënë të shtunën ndalesë ndaj importeve të grurit dhe produkteve tjera ushqimore nga Ukraina, ashtu që të mbrojë bujqit lokal, ka thënë lideri i partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski.
Eksportet e grurit ukrainas kanë kaluar nëpër Bashkimin Evropian, për të shkuar më pas në destinacionin final, prej kur Ukrainës i janë bllokuar rrugët detare, për shkak të luftës së nisur nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar.
Mirëpo, për shkak të çështjeve logjistike, gruri në BE është magazinuar dhe çmimet e grurit kanë rënë, çka ka nxitur protesta te bujqit dhe dorëheqje të ministrit polak të Bujqësisë.
“Qeveria ka vendosur që të ndalojë hyrjen, importimin e grurit në Poloni, si dhe ndalimin e disa produkteve tjera ushqimore. Përndryshe, kjo situatë do të ndikonte në rritje të krizës për sektorin e bujqësisë në Poloni. Ne duhet të mbrojmë bujqësinë polake”, ka thënë Kaczynski në fshatin verior Lyse.
Duke folur në Konventën e partisë së tij të ekstremit të djathtë, Kaczynski ka theksuar se Polonia mbetet mbështetëse e madhe e Ukrainës fqinje.
“Ne do të vazhdojmë të jemi, pa ndryshimin më të vogël, miq dhe aleatë të Ukrainës”, ka shtuar ai.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se u vjen keq për vendimin e marrë nga homologët polakë.
“Bujqit polakë po përballen me situatë të vështirë, mirëpo bujqit ukrainas janë duke u përballur me situatën më të vështirë”, kanë thënë ata.
Muajin e kaluar, Polonia dhe katër shtetet tjera të Evropës Qendrore, kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, për të luftuar ndikimin e grurit ukrainas në territorin e bllokut evropian. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit