LAJMI I FUNDIT:

Politiko: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova e konfirmuan aleancën me SHBA-në duke pranuar refugjatë nga Afganistani

Politiko: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova e konfirmuan aleancën me SHBA-në duke pranuar refugjatë nga Afganistani

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë janë vendet e para evropiane që thanë se do të sigurojnë strehim të përkohshëm për afganët të cilët udhëtojnë për në SHBA pasi që ikën nga pushtimi i aleatëve në vendin e tyre.

Siç kumtoi sot portali nga Brukseli Politiko, sipas mediumeve, shumica e civilëve të cilët punuan me misionet amerikane apo ndërkombëtare në Afganistan janë evakuuar deri presin viza amerikane. Shtëpitë e studentëve janë zbrazur për afganët të cilët vijnë në Shqipëri, përderisa Maqedonia e Veriut, ceket, kumtoi se do të vihen në dispozicion pushimoret dhe hotelet. Kosova kumtoi se ka kapacitet të pranojë deri 10.000 njerëz. Të mërkurën në Shqipëri duhet të arrijnë refugjatët e parë.

Tre vendet, siç vëren Politiko, janë mes më të varfrat në Evropë dhe të tri vendet shpresojnë se në fund do t’i bashkangjiten Bashkimit Evropian – edhe pse akoma ka pengesa të konsiderueshme para se të ndodhë kjo. Kjo është një nga arsyet që ato mbështeten shumë në lidhjen e tyre me Shtetet e Bashkuara.


“Këto tre janë vendet më proamerikane në Evropë, dhe me siguri edhe në botë, si në raport me disponimin e popullatës dhe në raport me dakordimin tek klasa politike, pa marrë parasysh administratën që është në pushtet në SHBA”, tha Tobi Vogel, analist në Këshillin për politikë për demokratizim, think-tenk me seli në Berlin. Ato do të bëjnë shumë në mënyrë që t’u adaptohen të gjitha kërkesave që mund t’i ketë SHBA-ja”, konsideron Vogel.

Për Maqedoninë e Veriut, kjo gjithashtu është mënyrë që të tregohet se e kupton seriozisht anëtarësimi në NATO dhe për të marrë mbështetje diplomatike në mënyrë që t’i zhbllokojë negociatat inkuadruese me BE-në, ceket mes tjerash në analizën e Politiko-s.

Të gjitha 27 vendet e BE-së, përkujton, u dakorduan të fillojnë negociata të përbashkëta për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars të vitit 2020. Por, Bullgaria parashtroi veto kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, derisa ajo nuk e njeh se gjuha e saj rrjedhë nga gjuha bullgare dhe nuk i riaftëson librat shkollorë të historisë, në mënyrë që të reflektojë prani më të fuqishme bullgare.

“Falënderimi për Shtetet e Bashkuara është jashtëzakonisht i lartë duke pasur parasysh atë se sa njerëzit janë të zhgënjyer dhe të mllefosur me BE-në. Njerëzit mendojnë se SHBA-ja është partneri kyç strategjiki vendit”, thotë Predrag Arsovski, komentues dhe kolumnist nga Maqedonia e Veriut.

“I tërë rajoni pret ndryshim të rëndësishëm nga ana e administrates së tanishme amerikane në krahasim me administratën e Trampit. Ata presin që Bajden të jetë shumë më i përfshirë. Ky është shkaku që ata dëshirojnë ‘t’i paguajnë çipat e vetë’” herët”, tha ai, qëndron në analizën e Politiko-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori