LAJMI I FUNDIT:

Policia: I vrari në Studençan më herët kishte qenë i dënuar për një vrasje

Policia: I vrari në Studençan më herët kishte qenë i dënuar për një vrasje

Policia në një konferencë për media që ka mbajtur në Prishtinë ka sqaruar rastin e një vrasjeje, që ka ndodhur sot mes vëllezërve, në fshatin Studenqan të Suharekës, ku edhe një grua ka mbetur e plagosur.

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se i vrari dhe i dyshuari për kryerjen e veprës janë vëllezër, ndërsa nga të shtënat edhe një grua është plagosur.

“Rrreth orës 11:50 është njoftuar rajoni se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje. Policia ka reagu menjëherë dhe u jemi përgjigj rastit bashkë me emergjencën dhe jemi njoftu se bëhet fjalë për një njeri të vdekur dhe një femër është plagos nga të shtënat e pakontrolluara. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti sipas dyshimeve për çështje pronësore”, tha Krasniqi.


“Viktima ka qenë i arrestuar edhe më herët për një vrasje tjetër,  që ka qenë në burg për 4 vite vuajtje dënimi. Pas 2 viteve, tani ka shku tek axha i tij, ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit dhe ka mbet i vdekur I.B., rreth 50 vjeç”, tha Krasniqi, rapoeron Telegrafi.

Krasniqi tha se dy kufomat janë dërguar në mjekësinë ligjore.

Vëllai vret vëllanë në Studençan të Suharekës
Lexo po ashtu Vëllai vret vëllanë në Studençan të Suharekës

Ai tha se viktima femër pas marrjes së ndihmës së parë në Suharekë është transferuar në spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm dhe tani është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dorasi është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për statistikat e numrit të vrasjeve gjatë këtij viti dhe periudhës së njejtë të vitit të kaluar.

“Janar 2018 deri në muajin mars kanë qenë 9 raste të vrasjeve, ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 6 raste, 3 vrasje më pak se sa viti i kaluar”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori