Burime të Veriu.info nga AKP-ja bëjnë të ditur se arsyeja e kontrollit të sotëm të policisë në AKP, ka qenë lënda e transferimit të mbi një (1) milionë eurove në mënyrë të kundërligjshme nga ndërmarrja ‘Trepça’ më 08 korrik dhe 7 gusht 2015, ka bërë dy transfere të brendshme të shumave financiare prej: 760,000.00 euro dhe 310,000 euro – për realizimin e pagave të punëtorëve.
“Sot në zyrat tona kanë qendruar disa zyrtarë policor, të cilët janë interesuar për transferimin e mbi 1 milionë eurove nga menaxhmenti i Trepçës. Hetuesit policor kanë marrë edhe dokumente me vete”, ka thënë një zyrtar i AKP-së në kushte anonimiteti.
Për këtë rast kishte raportuar ekskluzivisht Veriu.info, pasi që mjetet ishte transferuar në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme, pasi që fondi përkatës prej 1.5 milionë eurove ishte i dedikuar për investime kapitale, por edhe ky përdorim kushtëzohej me miratimin e Bordit të AKP-së, i cili në atë kohë nuk ishte funksional.
Veriu.info ka kontratuar me zëdhënësin e AKP-së, Ylli Kaloshi, por ai ka thënë se nuk ka informacione për një rast të tillë, duke u arsyetuar se ka përfunduar orari i punës dhe nuk mund të dijë më shumë.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me shkrim, por ende nuk ka kthyer përgjigje.
Duke përmendur faktin se Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi ka takuar një delegacion të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të kryesuar nga Mary Glantzi, zëvendësshef i Sektorit për Politikë dhe Ekonomi dhe Meredith Rubin, Zyrtare e Lartë për Ekonomi, të ka shprehur interesim në punën e AKP-së dhe sfidat e saj, duke përfshirë zhvillimet lidhur me ndërmarrjen shoqërore “Trepça”. Mirëpo, ishte indikativ fakti se në këtë takim nuk ishte menaxheri i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i cili e drejtonte Trepçën në kohën kur dyshohet se janë keqpërdorur mbi 1 milionë euro.
Ndryshe, Më 29 shtator 2011 Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i kishte lejuar Trepçës, (ndërmarrje nën menaxhim të AKP-së) që të shpall tender për shitjen e mbeturinave industriale, me ç’rast ishte marrë vendim që parat e fituara nga shitja e këtyre mbeturinave të kalojnë në një xhirollogari të veçantë, ku çdo propozim për përdorimin e mjeteve fillimisht duhet të aprovohet nga Bordi i AKP-së. Njësia e Mediave dhe Marrëdhënieve me Publikun e AKP-së vitin e kaluar kishte dhënë përgjigje për këtë çështje, duke treguar me këtë rast se ndërmarrja Trepça e drejtuar nga Ahmet Tmava ka përdorur paratë e fondit 1.5 milionësh, ku nga to ka marrë 1 milion e 70 mijë euro, e të cilat sipas vendimit të Bordit të AKP-së nuk kanë mundur të përdoren pa miratimin e Bordit, i cili tash nuk ka asnjë anëtar dhe për pasojë s’mund të merren as vendime.
“Llogaria bankare (1707001012129536 në bankën komerciale NLB) është në pronësi të ndërmarrjes Trepça. Nga raporti i rregullt që kemi pranuar nga Banka (NLB Bank), AKP ka konstatuar se ndërmarrja Trepça me datë 08 korrik dhe 7 gusht 2015 ka bërë dy transfere të brendshme të shumave financiare prej: 760,000.00 euro dhe 310,000 euro – për realizimin e pagave të punëtorëve. Kjo shumë e mjeteve financiare është huazuar nga Trepça dhe ndërmarrja Trepça është e obliguar që të bëj kthimin e tyre në momentin e parë pas realizimit të pagesave nga blerësi i koncentratit të plumbit dhe zinkut. Asnjë autorizim me shkrim nuk ka pasur nga Zëvendësdrejtori i AKP-së lidhur me këto transfere të brendshme të Trepçës dhe as që ka pasur kërkesë me shkrim nga Trepça për lejimin e përdorimit të këtyre fondeve. Megjithatë, është e qartë se nëse punëtorët e Trepçës nuk do të pranonin pagat e rregullta, atëherë do të rrezikohej mbarëvajtja e punëve në Trepçë e ndoshta edhe greva apo protesta e punëtorëve. Ndërmarrja nuk ka pasur mjete tjera financiare prej nga do të mund të ekzekutoheshin pagat.”, thuhej në përgjigjen e AKP-së për Veriu.info.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë