I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.
Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Sekiraqa do të duhej që të ishte në paraburgim nga masa paraprake që ishte në liri që nga data 03.05.2024, kur ishte shpallur aktgjykimi ndaj tij dhe i ishte zëvendësuar masa nga arresti shtëpiak, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Ndërkaq, lidhur me këtë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Policinë e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim publik në përpjekje për kapjen e Enver Sekiraqes, të cilin e kërkon Drejtoria në bazë të një autorizimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Policia ka publikuar një foton dhe detajet e Sekiraqes, i cili aktualisht është në arrati dhe i dënuar për veprën penale të “shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë”, një krim i parashikuar nga neni 147, paragrafët 3 dhe 9, të lidhur me nenin 24 të Kodit Penal të Kosovës.
Të dhënat e personit të kërkuar janë si më poshtë:
Emri dhe mbiemri: Enver (Hamit) Sekiraqa
Data e lindjes: 18.11.1973
Adresa: Rruga “Gryka e Llapushnikut” numër 7, Prishtinë.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke ndarë çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Ata kanë edhe numra telefonikë dhe adresën elektronike të dispozicionit për çdo person që mund të kontribuojë në këtë proces.
Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë e Kosovës direkt në numrin 192, të telefonojnë në qendrën e thirrjeve 038 550 999, ose të kontaktojnë nëpërmjet numrit falas dhe anonim 080019999. Gjithashtu, informatat mund të dërgohen në adresën elektronike info@kosovopolice.com.
Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për sigurinë e komunitetit dhe garanton anonimitet dhe trajtimin e informacioneve në mënyrë konfidenciale.
Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka thënë ditë më parë se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.
Berisha shtoi se për shkak të sigurisë së Sekiraqës nuk mund ta zbulojë vendndodhjen e tij.
“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe ka kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”.
“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka thënë Berisha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania