Një femër në Prishtinë ka raportuar në polici se ka pranuar 50 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Policia ka thënë se është duke e hetuar rastin.

“Me datën 08.06.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë në vlerë 5o (pesëdhjetë) € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.


Nga njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore është sekuestruar monedha në fjalë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/