LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk ka asnjë gjurmë të vrasësit të kosovarit në St.Gallen

Policia nuk ka asnjë gjurmë të vrasësit të kosovarit në St.Gallen

Hanspeter Krüsi, zëdhënës i policisë kantonale të St.Gallen, tha se hetuesit ende nuk kanë shumë të dhëna për autorin e vrasjes së H. Spahiut nga Gjilani.

Të premten policia kishte lëshuar një fotografi portret të viktimës dhe ka kërkuar nga qytetarët më shumë të dhëna për kosovarin e vrarë.

“Ne kemi marrë pak informata nga qytetarët”, thotë Krüsi.


Kjo ishte një situatë veçanërisht e vështirë, ngase viktima nga Kosova kishte jetuar ilegalisht në Zvicër dhe kishte punuar në të zezë në vendet e ndërtimit.

“Por, ne jemi të bindur se do ta gjejmë autorin e vrasjes“, thotë Krüsi për Thurgauer Zeitung, përcjell albinfo.ch

Autori i vrasjes është ende në arrati, policia kantonale ka vendosur për të shtuar më shumë policë për të zbardhur rastin, tha zëdhënësi i policisë, Krüsi.

42-vjeçari nga Kosova i vrarë në mëngjesin e së enjtes në qytetin e St. Gallen në Zvicër ishte nga fshati Sadllar i Kamenicës më vendbanim në Gjilan. Ndërsa mediat zvicerane shkruajnë se motivi i vrasjes së H. Spahiut dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.

Ndërsa Policia ka njoftuar se viktima ka qenë duke ecur nga rruga Webergasse në drejtim të rrugës Multergasse, ku në udhëkryq është përballur me dorasin. Sipas policisë, vrasësi ka shkrepur së paku një plumb në drejtim të viktimës, por me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ndihmës së parë nga mjeku emergjent, 42-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

“I ndjeri mbante pantallona pune me ngjyrë hiri, një pulovër të kuq, këpuca pune dhe një ombrellë të hapur me ngjyrë të kaltër. E vrasësi është 40 deri 50-vjeçar, trup ngjeshur”, thuhet në njoftim. I ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori