LAJMI I FUNDIT:

Policia në Shkup me fushatë verore për siguri më të madhe në komunikacion

Policia në Shkup me fushatë verore për siguri më të madhe në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme- Shkup në Zyrën e Sigurisë Publike në bashkëpunim me Këshillin e Republikës për sigurinë në komunikacionin rrugor po organizon fushatë preventive për siguri në komunikacion të titulluar “Fushata verore”.

Qëllimi i fushatës, siç informohet nga MPB-ja, është edukimi dhe ndërgjegjësimi për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion gjatë verës.

“Janë përgatitur materiale edukative për nevojat e fushatës dhe pas veprimtarisë së organizuar me sukses të djeshme në stacionin e tarifave Petrovec, sot në zonën midis qendrave tregtare ‘Biser’ dhe ‘Kapitol Moll’ në Komunën e Aerodromit – Shkup, u realizua një tjetër aksion për shpërndarjen e materialeve edukative”, kumtoi MPB.