Zyrtarët policorë po vazhdojnë të punojë tashmë për 24 vite pa sigurim shëndetësore. Shumë policë me sëmundje kronike, disa prej tyre me invaliditet dhe mbi 4.700 me lëndime gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë pritur që pas protestës së fundit të vitit të kaluar, t’u plotësohet edhe sigurimi shëndetësor, por se deri më tash nuk është ndërmarrë diçka për plotësimin e kësaj kërkese.
Derisa nga partia në pushtet kanë theksuar se është duke u marrë kjo çështje me seriozitet, nga opozita janë shprehur se partia në pushtet nuk ka ndërmarrë asnjë gjë për Policinë e Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se diskutimet me Qeverinë e Kosovës janë duke vazhduar, por se deri tash nuk ka diçka në favor të policisë.
Ai tha se Policia e Kosovës janë duke pritur që të bëhet ligji për sigurime shëndetësore dhe jetësorë.
“Nga Qeveria gjatë diskutimeve që i kemi pasur, përmendet se do të bëhet ligji për siguri shëndetësore në nivel vendi, e jo të ndahet vetëm për një sektor, vetëm për policinë, unë e kam arsyetuar se kjo duhet të bëhet për këto arsyeje. Kemi mbet në pritje dhe një formë na kanë dhënë sinjal se vetëm kur do të bëhet ligji për sigurime shëndetësore, do të bëhet vetëm për neve. Jemi normal të logjikojmë shëndosh, që në secilin shtet mbas përfundimit të një luftë është një fazë, por ajo fazë tranzitore mund të jetë tre deri në pesë vite, por jo 24 vite. Është dashur të bëhet shumë moti. Unë apeloj që të punohet në këtë çështje dhe të merret me seriozitet sepse Policia e Kosovës meriton të ketë sigurim shëndetësorë dhe jetësor”, tha Zeqiri.
Zeqiri shtoi se policët punojnë në kushte jo të mira, dhe se ato duhet të përmirësohen duke nisur nga sigurimi shëndetësor, paga e të tjera.
Ai ka bërë thirrje që sa më shpejt të hartohet ligji për sigurime shëndetësore sepse për shkak të kushteve jo të mira të punës, shumë policë janë duke jap dorëheqje.
“Me përmirësimin e mirëqenies në Policinë e Kosovës, do të ruhej si strukturë Policia e Kosovës, po e them këtë për arsyeje sepse në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare për shkak të pakënaqësive, një pagë të ulët dhe kushteve tjera të punë, të gjithë ata që japin dorëheqje janë profesionistë të dëshmuar.
Kosova përpos që dëmtohet me profesionistë, dëmtohet edhe buxheti i shtetit, tani më polici e ka të drejtën që më një fjali të thjeshtë të jap dorëheqje vullnetare. Në këtë pikë pres që sa më shpejt të hartohet ligji për sigurime shëndetësore në nivel vendi, përndryshe do të tentojmë me kërkesa prapë që të bëjmë një sigurim alternativ deri sa të bëhet ai ligj”, shtoi Zeqiri.
Se çështja e sigurimit shëndetësor për policët e Kosovës nuk është duke u trajtuar nga Qeveria e thotë edhe
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se çështja e sigurimit shëndetësor për policët e Kosovës nuk është duke u trajtuar nga Qeveria, pasi këtë nevojë të domosdoshme, po heziton ta realizojë.
“Njëra ndër kërkesat kryesore të Policisë së Kosovës është edhe çështja e sigurimit shëndetësor dhe sigurimit jetësor. Mendoj që kjo është njëra ndër çështjet më të rëndësishme për Policinë e Kosovës, duke pasur parasysh natyrën e punës së tyre, meqenëse ata në vazhdimësi punojnë me orar mjaftë sfidues, punojnë me ndërrime, punojnë me kushte të vështira të punës dhe si rezultat i kësaj, i ndërrimit të punës, kanë probleme shëndetësore.
Problemi është që me moshën, shtohet rreziku dhe duhet që institucionet e Kosovës, të bëjnë edhe të pamundurën që të bëjnë, sigurimin shëndetësor policëve të Kosovës. Këto çështje kanë mbetur pa u trajtuar si duhet, dhe është duke u përcjellë edhe në këtë Qeveri dhe është gabim, ka qenë gabim dhe do të jetë gabim nëse çështjet themelore për Policinë e Kosovës, nuk trajtohen si duhet nga qeveria aktuale.
Nuk kam informata se është duke u trajtuar kjo çështje, është hezitim i partisë në pushtet, është gabim dhe e dëmshme që policia të mbetet pa sigurim shëndetësor, pa sigurim jetësor dhe pa çështje tjera që janë shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës”, tha Qalaj.
Ndërsa, zëvendës kryetari i Komisionit për Sigurinë e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se shërbimin për sigurim shëndetësor shumë shpejt do ta ketë edhe Policia e Kosovës.
Ai tha se ekziston një fond i veçantë për trajtimet shëndetësore të policisë së Kosovës dhe se është duke u punuar edhe për sigurim shëndetësor.
“Sigurimet shëndetësore janë të nevojshme për të gjithë, jo vetëm për Policinë e Kosovës, prandaj po punohet në atë drejtim që këtë shërbim ta marrin të gjithë qytetarët e vendit, të gjitha kategoritë. Është projekt i madh dhe po punohet me kujdes që të bëhet si duhet. Të gjithë qytetarët e vendit marrin shërbimet mjekësore falas nëpër institucionet publike shëndetësore dhe në këtë drejtim zyrtarët policorë kanë prioritet për trajtim në këto institucione publike.
Ekziston edhe një fond i veçantë në policinë që mbulon shpenzimet e policëve të lënduar në punë, prandaj qeveria dhe institucionet tona po vazhdojnë kujdesin për të gjithë ata që kanë nevojë për mbulimin e shpenzimeve për trajtime shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë po punon me intensitet të shtuar për të përmbyllur së pari aspektin legjislativ dhe më pastaj të fillon fazën e zbatimit. E thash edhe më herët që ky është një projekt i madh dhe është shumë e rëndësishëm që ta bëjmë si duhet”, tha Dugolli në një përgjigje me shkrim.
Ndërkaq, Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, kanë mbajtur një protestë para Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth kushteve të punës.
Në këtë protestë janë parashtruar rreth 14 kërkesa, në mesin e tyre edhe sigurimi shëndetësor dhe ai jetësor. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht