LAJMI I FUNDIT:

Policia në Gjilan konfiskon mbi 32 kilogramë marihuanë, arrestohet i dyshuari

Policia në Gjilan konfiskon mbi 32 kilogramë marihuanë, arrestohet i dyshuari

Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, njësitet e PK-së, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281.

“Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është: S. G. lindur me 1976 m/sh/k

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta”, njofton policia.


Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo (32.5 kg).

Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrite të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori