Policia e Kosovës në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, dhe luftimin e dukurive tjera negative në vend ka ndërmarrë veprimet policore dhe në dy raste të ndara janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike dhe është arrestuar një person i dyshuar.
Më 28.03.2017, rreth orës 16:30, Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, nga burime të besuara ka pranuar informacione se në mes të fshatrave Shpenadi, Velezhë, Caparc dhe Novakë, afër një are të punuar gjenden disa çanta të mëdha, me ngjyrë të zezë dhe të mbuluara me disa mbulesa plastike dhe bari të tharë.
Pas marrjes së kësaj informate Policia ka dalë në lokacionet e lartcekura dhe aty ka vërejtur se gjenden katër çanta të zeza, në të cilat gjendeshin 62 paketime, me një substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë .
Lidhur me këtë rast është informuar prokurori kompetent në Prizren.
Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive nga vendi i ngjarjes, në bashkëpunim të njësiteve hetimore rajonale të Prizrenit, Njësisë për Reagim të Shpejtë, teknikës kriminalistike, stacionit policor Veriu dhe stacionit policor në Prizren, me Njësinë K9 ka filluar kontrollimi i zonës rreth vendit të ngjarjes dhe pas rreth 3 km kërkimesh nga qentë e Njësisë K9, gjurmët na kanë dërguar tek shtëpia e një të dyshuari potencial.
Me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren janë kontrolluar shtëpitë, objektet përcjellëse dhe automjetet e të dyshuarit, mirëpo gjatë kontrollimit nuk është gjetur ndonjë dëshmi që lidhet me veprat penale të narkotikëve apo të veprave tjera penale .
Pas matjes së substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, ka rezultuar që pesha e tyre të jetë rreth 62 kg e 465 gramë.
Lidhur me këtë rast njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime të mëtejme.
Po ashtu më 28.03.2017, rreth orës 21:30 një njësi policore e stacionit policor të Fushë Kosovës gjatë punës operacionale në terren dhe në kërkim të një personi të dyshuar për grabitje po sa kanë marrë informatën lidhur me adresën e ku banon ai, gjatë kërkimit nëpër korridore të shtëpisë janë vërejtur disa grimca të dyshuara si të narkotikëve.
Në atë lokacion është ftuar edhe Njësiti i Antidrogës dhe sipas koordinimit me prokurorin dhe gjykatën kompetente është realizuar një bastisje në dhomën ku ndodhej (i dyshuari mashkull: A.Ç. viti i lindjes 1999) shtetas i Shqipërisë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 4827.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe tre telefona.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e Krim-teknikës rajonale e cila ka bërë vendshikimin e vendit të ngjarjes, fotografimin dhe matjen e substancës së dyshuar narkotike. Me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës