LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në kamion ishin të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët ishin të kontrabanduar, transmeton Telegrafi.

“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, bëhet e ditur në njoftim.


Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’.

“Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor”, shton tutje Policia.

Në komunikatën e bërë nga Policia thuhet se rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori