LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon dasmën në Istog dhe i shqipton gjobë organizatorit, konfiskohet edhe një armë

Policia ndalon dasmën në Istog dhe i shqipton gjobë organizatorit, konfiskohet edhe një armë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot rreth orës 11:00, ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk-Istog, është duke u mbajtur një aheng (dasmë) dhe ka të shtëna me armë zjarri.

Me të marr informatën njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes.

Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar:


Një (1) Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm

Njëmbëdhjetë (11) gëzhoja cal: 7.62mm

Një (1) karikator i së njëjtës armë.

I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt

Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti-covid.

Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se.

“Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori