Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëllime tjera të paligjshme.
Policia e Kosovës thekson se në rang botëror vërehet dukshëm se janë rritur kërkesat për mallra, pajisje mbrojtëse dhe produkte farmaceutike. Pastaj ka rritje të ndjeshme të përdorimit të internetit për komunikim, arsimim, kryerja e punëve online etj.
E situatë e ngjashme është edhe në Republikën e Kosovës.
“Nga këndvështrimi i INTERPOL-it dhe EUROPOL-it vërehet se situata me COVID-19 ka ndikuar që krimet kibernetike të shpërfaqen edhe më shumë dhe kanë për cak individët dhe institucionet e ndryshme. Janë evidentuar mashtrime përmes thirrjeve telefonike dhe e-mail-ave duke përdorur emra të individëve dhe institucioneve reale, apo duke u thirrur në institucione shëndetësore të ndryshme. Mashtrimi kompjuterik ka të bëjë me kërkesat për pagesa gjoja për shërimin e pacientëve me COVID-19, pastaj marrja e të dhënave personale përmes e-mailave të cilët kanë të bashkëngjitur virus kompjuterik të mbuluar me ndonjë dokument dhe link”, thuhet në njoftim.
Edhe në vendin tonë, në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimit kibernetikë, Policia e Kosovës ka hasur në disa kërcënime ndaj të cilave qytetarët tanë janë të ekspozuar, sidomos këto ditë kur shumica e aktiviteteve ditore janë orientuar nga interneti.
Sipas Policisë, nga fillimi i shfaqjes së pandemisë COVID-19 është vërejtur një rritje e profileve të rrejshme në rrjete sociale, përmes të cilave keqbërësit kibernetikë kanë tentuar të përfitojnë duke dezinformuar me lajme të rrejshme.
Gjithashtu, vërehet një rritje e lehtë në rastet që kanë të bëjnë me veprat penale ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’ dhe ‘vjedhje e identitetit’, ku kryesisht keqbërësit kanë tentuar në mënyra të ndryshme të përfitojnë.
Në vijim Policia ka paraqitur disa prej këtyre kërcënimeve si dhe rekomandime se si mund t’i identifikoni dhe të mbroheni nga to:
Viruset kompjuterike – Ransomware
Një ndër mënyrat më të shpeshta të infektimit me virus kompjuterik është ajo përmes dërgimit të e-mailave të cilët në vete përmbajnë ndonjë dokument në formate të ndryshme (si Word, Excel, PDF, foto etj.) ose ndonjë link (URL) të ndryshëm, që mund të pranohet si formë e lajmeve apo kërkesave të ndryshme, në emër të institucioneve publike apo private si p.sh: njoftim nga banka për përditësim të të dhënave, oferta të ndryshme biznesore etj.
Nëse i hapni dokumentet e dyshimta apo klikohen linçet e dyshimta, të dhënat kompjuterike do të bëhen të paqasshme (enkriptohen). Pastaj, keqbërësit do të kërkojnë që të paguani një shumë të parave që t’iu lirohen të dhënat. Por, edhe në rast se paguani nuk ka ndonjë garancion se të dhënat do të lirohen.
Mashtrimet e bizneseve përmes internetit
Keqbërësit kibernetikë fillimisht arrijnë të kenë qasje në kompjuterin e biznesit (pronarit apo ndonjë kompjuteri që posedon të dhëna për transaksionet financiare), monitorojnë dhe njihen me aktivitetet, pastaj në momentin kur fillon të realizohet transaksioni i të hollave ata ndërhyjnë duke ndryshuar të dhënat e xhirollogarisë bankare. Në këtë mënyrë paratë përfundojnë në një bankë tjetër dhe nga aty bëhet tërheqja e tyre nga keqbërësit.
Mashtrimet në ueb-faqe dhe rrjete sociale
Keqbërësit kibernetikë janë duke e shfrytëzuar këtë situatë pandemie për të krijuar dhe për të shpërndarë lajme të ndryshme që nuk vijnë nga persona dhe institucione të besueshme, me qëllim të dezinformimit dhe krijimit të frikës tek popullata.
Gjithashtu, keqbërësit duke shfrytëzuar këtë situatë, shpërndajnë lajme me të cilat reklamohen barna të ndryshme për përdorim gjoja për shërimin e COVID-19.
Pastaj, krijimi i faqeve të rrejshme, sidomos të atyre për blerje online dhe atyre bankare (e-banking). Përdoruesit e internetit duke menduar se janë kyçur në një ueb-faqe të vërtetë për të blerë online, ofrojnë të dhënat personale bankare si dhe të dhëna tjera, ku keqbërësit pas sigurimit të këtyre të dhënave bankare dhe personale i shesin në tregjet e zeza si dhe i shfrytëzojnë që të bëjnë pagesa apo blerje të ndryshme.
Vërehet se në këtë kohë kur njerëzit kanë nevojë për solidaritet dhe ndihmë, keqbërësit kibernetikë mundohen të përfitojnë duke mashtruar përmes platformave të ndryshme të donacionit.
Me qëllim që të minimizojmë kërcënimet e lartcekura dhe qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit.
Në vijim janë disa rekomandime të cilat ndihmojnë në mbrojtjen prej kërcënimeve nga interneti:
– Verifikoni me kujdes e-mailat që pranoni dhe mos iu përgjigjuni e-mailave të dyshimtë!
– Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos hapni dokumente të dyshimta!
– Bizneset të shtojnë kujdesin gjatë komunikimit dhe transaksioneve financiare përmes internetit. Verifikoni xhirollogaritë bankare dhe të dhënat tjera të partnerit biznesor dhe binduni se transaksioni financiar është duke u bërë në adresën e duhur.
– Kujdes të shtuar gjatë blerjeve online. Verifikoni ueb-faqet që ofrojnë produkte online (a kanë të dhëna kontaktuese – persona kontaktues, e-mail adresë, telefon, adresë fizike, a ka përdorues, vlerësimet dhe komentet e blerësve etj.).
– Verifikoni lajmet që lexoni! Janë duke qarkulluar në internet lajme të paqëndrueshme dhe qëllimkëqija, ju duhet t’iu shmangeni këtyre lajmeve dhe mos i shpërndani ato nëse nuk vijnë nga burime zyrtare.
– Lidhur me lajmet për trajtim dhe shërim të COVID-19 por edhe të sëmundjeve tjera, rekomandojmë që çdo informatë lidhur me trajtimin dhe përdorimin e barnave t’i merrni nga institucionet shëndetësore të vendit.
– Kujdes të shtuar gjatë dhënies së donacioneve online, verifikoni disa herë nëse iniciativa është ligjore dhe legjitime dhe se kush qëndron prapa tyre.
– Shmangni lojërat shpërblyese në internet apo “ndihmën duke klikuar” ndaj ndonjë miku për të fituar ndonjë shpërblim në lojëra në internet.
– Kujdes maksimal kur jepni të dhëna personale dhe bankare në internet!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova