Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për veprën sulm, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
“Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën sulm”, thuhet në njoftim.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët duhet të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































