Policia kap të dyshuarin me urdhër-arrest dhe drogë në Fushë Kosovë

Njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion në rrugën "Nëna Terezë" në Fushë Kosovë, pas marrjes së informatave për një person të dyshuar për shit-blerje të narkotikëve.
Gjatë aksionit, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin i cili gjithashtu rezultoi të kishte një urdhër-arrest aktiv.
Bashkë me të është ndaluar edhe një person tjetër.
Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 10 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesat e të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari kryesor është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të urdhër-arrestit, ndërsa të dyshuarit lidhur me rastin e narkotikëve, janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. /Telegrafi/










































