LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për fëmijën që ra në Lumëbardhin e qytetit të Pejës

Policia jep detaje për fëmijën që ra në Lumëbardhin e qytetit të Pejës

Të hënën, një fëmijë ka rënë në Lumëbardhin e qytetit të Pejës, derisa ishte duke lozur.

Ai është shpëtuar nga disa qytetarë, të cilët kanë intervenuar për ta nxjerrë nga dallgët e lumit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


Sipas tij, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:45 minuta.

Bie në Lumbardhin e Pejës, qytetari hero e shpëtoi fëmijën nga mbytja
Lexo po ashtu Bie në Lumbardhin e Pejës, qytetari hero e shpëtoi fëmijën nga mbytja

“Policia ka pranuar një informatë se në lumin e qytetit, përkatësisht te vendi i quajtur “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë. Policia  menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tre persona në lumë, njëri prindi i fëmijës, të cilët e kanë shpëtuar dhe e kanë nxjerrë nga uji i ftoftë”, ka deklaruar Rugova.

Ai bëri të ditur se lëndime ka pësuar edhe njëri prej tre personave që ka ndihmuar në shpëtimin e fëmijës.

“Njëri nga personat, qytetar, ka pësuar lëndime trupore gjatë ndihmës për ta nxjerrë fëmijën nga uji. Fëmija dhe tre personat tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës për të marrë tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Sipas ekipit mjekësor fëmija dhe personi tjetër i lënduar ndodhen në gjendje stabile./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori