Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.


Sipas tij, këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë.

“Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, ka thënë Elshani.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të këtyre kamerave. /Telegrafi/

475d727b b97a 4a4c a8a7 8a68c5a95cbc

521d5f53 dd82 48e6 87cd 391fd72b7727 1

82c8ac7b 7a14 4b18 bfe3 5cc91d6fcbb8 1