Policia gjermane kap 39 kosovarë që po hynin ilegalisht në Gjermani

Në hapësirën e ngushtë të minibusit Mercedes Sprinter ishin futur 9 persona, të gjithë nga Kosova. Aty ishin vendosur 14 burra, 9 gra dhe 16 të mitur të moshës në mes 3 e 15 vjeçar, që ishin pa dokumente valide .
Dy kontrabandistët, njëri gjerman (33) dhe tjetri bullgar (45) janë arrestuar dhe ndaj tyre kane filluar hetimet.
39 klandestinët janë strehuar në një qendër hetimesh në Hengensberg, ku është bërë përpunimi i të dhënave të tyre dhe janë vënë nën përkujdesje të autoriteteve policore, shkruan ëochenblatt.de, transmeton Albinfo.ch.
Pas kësaj faze, ata, me një autobus pritet të dërgohen në Qendrën e Pranimit të Azilkërkuesve në Munih.
Dy trafikantët, me kërkesën e prokurorisë i janë dorëzuar gjykatës në Deggendorf, e cila do të vendosë mbi masat ndëshkuese që do t`u shqiptohen. /Telegrafi/




















































