LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës reagon ndaj televizionit italian: Në Kosovë asnjëherë nuk kanë ekzistuar kampe rekrutimi të ISIS-it

Policia e Kosovës reagon ndaj televizionit italian: Në Kosovë asnjëherë nuk kanë ekzistuar kampe rekrutimi të ISIS-it

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me reportazhin e televizionit italian nga Kosova të titulluar “Në kampin e rekrutimit të ISIS-it”, lajm ky i cili u publikua edhe nga portalet në vend.

Policia përmes këtij reagimi ka bërë të ditur se lajmi nuk paraqet gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligjzbatuese, duke përfshirë edhe arrestimin e personave të dyshuar që merreshin me rekrutim, si dhe të atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, kanë rezultuar që sot të kemi një gjendje krejt ndryshe në aspektin pozitiv krahasuar me dy vite më parë.

Më tej policia ka theksuar se në Kosovë nuk kanë ekzistuar asnjëherë kampe të rekrutimit, siç paraqiten në lajmet e publikuara si vend me kampe rekrutimi të ISIS-it, por vite më parë ka pasur raste të shpërndarjes së ideologjisë fetare ndaj të cilave ka ndërmarrë veprime Policia e Kosovës.


Televizioni italian, reportazh nga Kosova: “Në kampin e rekrutimit të ISIS-it” (Video)
Lexo po ashtu Televizioni italian, reportazh nga Kosova: “Në kampin e rekrutimit të ISIS-it” (Video)

Reagimi i plotë:

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me lajmin e publikuar që i referohet një televizioni italian, (emisionit investigativ “Le Iene”) reportazh nga Kosova: “Në kampin e rekrutimit të ISIS-it”, lajm ky i cili mbrëmë me 26.10.2016 është publikuar edhe nga disa media/portale vendore, reagon ndaj këtij lajmi dhe shkrimeve që i dedikohen fshatit Debëllde të Kosovës dhe sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se lajmi i publikuar nuk paraqet gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligjzbatuese, duke përfshirë edhe arrestimin e personave të dyshuar që merreshin me rekrutim, si dhe të atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, kanë rezultuar që sot të kemi një gjendje krejt ndryshe në aspektin pozitiv krahasuar me dy vite më parë.

Sensibilizimi apo vetëdijesimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, si të nivelit qendror po ashtu edhe të atij lokal, dhe shoqërisë në përgjithësi, ka ndikuar që të parandalohen rastet e tilla, të kemi një situate mjaft të mirë dhe stabile në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe fshatin Debëllde të cilës i referohet lajmi që aktualisht ka paraqitur lajmin e disa viteve të mëhershme e jo të gjendjes së tanishme.

Pra, rikonfirmojmë se situata e paraqitur në lajmin e publikuar nuk paraqet gjendjen reale të Kosovës dhe të fshatit në fjalë, në të cilin nuk kanë ekzistuar asnjëherë kampe të rekrutimit, siç paraqiten në lajmet e publikuara si vend me kampe rekrutimi të ISIS-it, por vite më parë ka pasur raste të shpërndarjes së ideologjisë fetare ndaj të cilave ka ndërmarrë veprime Policia e Kosovës.
Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt se Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera të zbatimit të ligjit ka arritur rezultate pozitive në parandalimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që ndërlidhen me terrorizmin”(sic.)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori