Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i tij, në këtë rast nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe Drejtori i Divizionit të Trafikut, Nënkolonel Jeton Rexhepi, kanë vizituar Pikën Kufitare në Vërmicë.

IMG 9d9ad43dbc6b5681a96d881acb569e9d V


Sipas njoftimit për media drejtori Qalaj me stafin e tij kanë inspektuar njësitet policore të PK-së, të cilat sipas marrëveshjes së mirëkuptimit kryejnë patrullime të përbashkëta me zyrtarët policorë të shtetit të Shqipërisë.

IMG 85fe2bddb770803f72d0d986b006eade V

"Gjatë kësaj vizite u realizua një takim i përbashkët edhe me zyrtarët policorë të autoriteteve të Shqipërisë, të cilët informuan menaxhmentin e lartë mbi punën, aktivitetet dhe angazhimet policore të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, duke veçuar edhe kontrollin e lehtësuar kufitar, për shkak të qarkullimit të madh të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe inspektimi i njësiteve policore, që sipas marrëveshjes së mirëkuptimit në mes të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës kryejnë patrullime të përbashkëta në Shtetin Shqiptar", thuhet në njoftim.

IMG d3c5e21b2d881a8dfe7565d66e45e8ac V

Ndër të tjera sipas njoftimit ky takim zyrtar në mes të dy palëve ka rezultuar mjaft pozitiv, dhe si synim ka ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit policorë në mes të dy vendeve./Telegrafi/