LAJMI I FUNDIT:

Policia deklarohet për rastin e mbrëmshëm: Studentët e SKV-së sulmuan policinë

Policia deklarohet për rastin e mbrëmshëm: Studentët e SKV-së sulmuan policinë

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën se në rrugën “Hamëz Jashari”, saktësisht në Parkun e Qytetit, për një rast prishje e rendit dhe qetësisë publike, ku po mbahej një tubim/ manifestim i paparalajmëruar.

“Fillimisht nga zyrtarët policor u është tërhequr vërejtja pjesëmarrësve dhe është kërkuar nga ta që të festojnë në mënyrë të qetë, mirëpo ankesat prej qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike janë pranuar përsëri në polici.

Policia ndërhyn në festën e 8 vjetorit të themelimit të SKV-së - disa të arrestuar (Video)
Lexo po ashtu Policia ndërhyn në festën e 8 vjetorit të themelimit të SKV-së - disa të arrestuar (Video)

Me të dalë në vendin e ngjarjes për të dytën herë , policia dhe prokurori kujdestar, janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga disa persona të dyshuar. Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të disa personave, zyrtarët policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Gjatë intervenimit policor tetë zyrtarë policor kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i duhur mjekësor.

SKV: Dhuna e Policisë, e pajustifikueshme (Video)
Lexo po ashtu SKV: Dhuna e Policisë, e pajustifikueshme (Video)

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar:

E. Sh, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

K. M, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

P. D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

J. Sh, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

K. M, mashkull, 24vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

H. Sh, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori