LAJMI I FUNDIT:

Policia brenda objektit të Postës së Kosovës

Policia brenda objektit të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur brenda objektit dhe para hyrjes së Postës.

Në këtë njoftim ata thonë se nuk i dinë arsyet e këtij veprimi.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhur policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës.


Ndërkaq zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se policia bazuar në autorizimet e saja ligjore ofron asistencë policore ndaj të gjithë qytetarëve, pronave publike dhe atyre private./Telegrafi/