LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston personin që u rrëmbye e u mbajt në ahur, ishte mashtrues

Policia arreston personin që u rrëmbye e u mbajt në ahur, ishte mashtrues

Policia në Pejë ka arrestuar për mashtrim, personin për të cilin u raportua dje se është rrëmbyer dhe se është mbyllur në një ahur.

Në një njoftim për media thuhet se i dyshuari që është paraqitur si viktimë, ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer.

“Lidhur me rastin ‘rrëmbim’ të ndodhur me datën 05.06.2019, personi i paraqitur si viktimë e këtij rasti, gjatë intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, del se i njëjti ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer.


Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar ‘mashtrim’ dhe i dyshuari, i cili në rastin e parë ishte viktimë e rrëmbimit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori