LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston 31 persona të dyshuar për “marrje me prostitucion”

Policia arreston 31 persona të dyshuar për “marrje me prostitucion”
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në Prishtinë, më 13 shtator, mbështetur në hetimet paraprake, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e 31 personave të dyshuar.

Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje me prostitucion”.

Personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31, nga të cilët 2 femra shqiptare kosovare dhe 29  meshkuj shqiptarë kosovarë.


Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti  për Kundërvajtje në Prishtinë. /Telegrafi/