LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon te qytetarët: Mos ndizni zjarre në vende të hapura e prona private

Policia apelon te qytetarët: Mos ndizni zjarre në vende të hapura e prona private
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Ky apel i policisë ka ardhur pas disa informacioneve që ka pasur rasteve të fundit të zjarrëvenieve në disa rajone të vendit.

“Bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.


Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/