LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës, policia apelon për kujdes te ngasësit e automjeteve

Reshjet e borës, policia apelon për kujdes te ngasësit e automjeteve

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

“Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Drejtuesit e automjeteve, sipas Policisë duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.


“Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/