Ky është momenti tronditës që policia zbuloi një fëmijë në pjesën e përparme të makinës në përpjekje për ta kontrabanduar atë në Spanjë.

Hapsira ku ishte fshehur djali ishte aq e vogël sa djali duhej të shtrihej në pozicionin e fetusit dhe gati sa ishte mbytur, transmeton Telegrafi.


23519616 7898509 image a 9 1579262462841

23519140 7898509 image a 1 1579261432725

Rojet në Melilla - një qytet autonom spanjoll, i vendosur në bregdetin veriperëndimor të Afrikës që ndan një kufi me Marokun - iu desh të thërriste mjekë për ta ndihmuar atë sepse ai kishte nevojë për trajtim urgjent për marramendje, mpirje dhe mungesë të ajrit.

Ky është vetëm rasti i fundit, sepse edhe më herët janë kapur trafinkantë të shumtë duke tentuar të fshihen në mënyra të ndryshme, madje edhe në motorin e makinës dhe nën sediljet e pasme.

23519578 7898509 image m 13 1579262486074

Djali i ka thënë policisë se ai është 17-vjeç, por ata besojnë se ai është më i ri.

Makina po mundohej të kalonte përmes pikës së kontrollit në Beni Enzar në Spanjë.

Pajisjet speciale u përdorën për të zbuluar rrahjet e zemrës dhe djali u gjet brenda makinës. /Telegrafi/

23519570 7898509 image a 12 1579262481687