LAJMI I FUNDIT:

Pogba i penduar që ka kaluar te Manchester United, ka kërkuar largimin drejt Real Madridit?

Pogba i penduar që ka kaluar te Manchester United, ka kërkuar largimin drejt Real Madridit?
LONDON, ENGLAND - JANUARY 31: Paul Pogba of Manchester United speaks to Jose Mourinho, Manager of Manchester United during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 31, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Sipas raportimeve që vijnë nga Franca, ish ylli i Juventusit, Paul Pogba, është penduar për kalimin e tij te Manchester United.

Mesfushori kaloi nga Bianconerët në verën e vitit 2016 për një rekord në atë kohë prej 110 milionë euro.

Ai deri më tani ka arritur këtë sezon të shënojë tre gola dhe të asistojë 10 herë, por L’Equipe shkruan se ai nuk është i lumtur në Old Trafford.


Paul Pogba dhe Romelu Lukaku. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Marrëdhëniet e Pogbas me Jose Mourinhon janë tensionuar në kohën e fundit dhe francezi është i pa lumtur me situatën aktuale në klub dhe stilin lojës që është i detyruar ta luajë.

Në verë francezi u mundua që ta bind shokun e tij të kombëtares, Antoine Griezmann të bashkohet me United, por kjo nuk u bë.

Pogba dhe Griezmann (Getty Images)

L’Equipe shkruan se Pogba është i penduar që u bashkua me Manchesterin, ndërsa flitet se ai mund të bashkohet në verë me Real Madridin.

Do të jetë shumë e vështirë, pasi Pogba ka kontratë deri në vitin 2021 me Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori