LAJMI I FUNDIT:

Pogba ka vendosur të përfundojë transferimin te Juventusi pas largimit nga Man Utd

Pogba ka vendosur të përfundojë transferimin te Juventusi pas largimit nga Man Utd

Mesfushori francez, Paul Pogba thuhet se do t’i bashkohet përfundimisht Juventusit këtë verë.

Largimi i Pogbas nga Manchester United u njoftua zyrtarisht nga klubi këtë javë.

Mesfushori largohet pas gjashtë sezonesh në United, pasi u bashkua për një tarifë rekord botëror në atë kohë nga Juventus në vitin 2016.


Zyrtare: Pogba largohet nga Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Zyrtare: Pogba largohet nga Manchester Unitedi

Sipas mediumit Goal.com, Pogba është afër transferimit të Juventusi si lojtar i lirë për herë të dytë në karrierë.

Ai u largua në mënyrë të famshme nga Djajtë e Kuq si një lojtar i ri në skadimin e kontratës së tij, duke nënshkruar për Juven si i lirë dhe duke luajtur në ekipin e parë nga viti 2012 deri në 2016.

Për Pogba ka pasur interesim edhe nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por francezi preferon rikthimin në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori