LAJMI I FUNDIT:

Pogba i ka kryer fshehurazi ekzaminimet mjekësore te Juventusi

Pogba i ka kryer fshehurazi ekzaminimet mjekësore te Juventusi
(Foto: JuveFC)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, iu është nënshtruar fshehurazi ekzaminimeve mjekësore te Juventusi, ku pritet të transferohet si lojtar i lirë – njoftojnë mediat italiane.

Kontrata e tanishme e francezit me Djajtë e Kuq do të skadojë më 30 qershor dhe ai nuk është i hapur për vazhdimin e saj.

Në ndërkohë, lojtari është lidhur me klubet të ndryshme, si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Chelsea e Manchester City, mirëpo ka vendosur të kthehet te Zonja e Vjetër, ku i kaloi vitet më të mira të karrierës së tij.


Sipas Corriere dello Sport, Pogba tashmë i ka bërë testet mjekësore (ose së paku pjesën e parë të trye) me doktorët e Bianconerëve.

Juventusi e konsideron të mbyllur marrëveshjen me Pogban
Lexo po ashtu Juventusi e konsideron të mbyllur marrëveshjen me Pogban

29-vjeçari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juven (me opsionin për një vit shtesë), nga e cila do të fitojë tetë milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me performancën.

Pogba e ka ruajtur lidhjen e tij me Italinë edhe gjatë kohës sa ishte te Manchester Unitedi duke i vizituar shpesh miqtë e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori