Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Paul Pogba rezultoi pozitiv për testosteron në një test standard dopingu të marrë pasi Juventus luajti me Udinesen këtë sezon.

Ndeshja e Serie A përfundoi 3-0 për Zonjën e Vjetër në “Dacia Arena” në Udine më 20 gusht, por Pogba ishte në stol gjatë gjithë kohës.


Ai luajti pak në dy ndeshjet tjera kundër Bolognas dhe Empolit.

pogba 1

Megjithatë, Pogba ishte ende një nga lojtarët e tërhequr me short rastësisht për t'iu nënshtruar testeve të dopingut dhe raportohet se kishte nivele të larta të testosteronit.

Një mostër e dytë e testit tani duhet të bëhet që të kontrollohet përpara se të mund të thuhet se ai ka dështuar në testin e dopingut.

Nëse del pozitiv, mesfushori francez do të suspendohet, çka do të nënkuptonte se karriera e tij, do të shkonte drejt fundit.

Ka qenë një periudhë katastrofike për Pogba në Juventus që nga rikthimi si lojtar i lirë nga Manchester United verën e kaluar, ku luajti shumë pak pas disa problemesh me lëndime.

Ai edhe javën e shkuar u përball me një tjetër problem muskulor gjatë fitores 2-0 si mysafir ndaj Empolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app