Poezia në pikturë: “Ovidi në mërgim” i Turnerit

Nga: Isla Phillips-Ewen / Daily Art Magazine
Përkthimi: Telegrafi.com
Kjo tablo e vogël (9.5 me 12.5 centimetra) me vaj në kanavacë nga J. M. W. Turner, përmban gjëra të mëdha: peizazhe të mëdha, rrëfime të mëdha dhe qiej të mëdhenj. Është një skenë e imagjinuar nga Roma e shekullit të parë: largimi i Ovidit drejt mërgimit të tij të famshëm.
Lexo po ashtu:
– Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit– Ngjyra që simbolizon si jetën ashtu edhe vdekjen – Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave
Të gjitha rrugët të çojnë në Romë ...
Joseph Mallord William Turner (1775–1851), si i suksesshëm gjatë jetës, udhëtoi shumë. Ai e vizitoi Italinë në vitin 1819 dhe më 1828, ndërsa Roma ishte subjekti i shumë pikturave të tij.

Përveç skenave bashkëkohore dhe peizazheve tokësore e detare, Turner krijoi edhe piktura historike, letrare dhe mitologjike. Në Italia e lashtë - Ovidi i dëbuar nga Roma, një përzierje tempujsh, harqesh triumfale dhe statujash nga periudha të ndryshme formojnë këtë paraqitje të Romës së shekullit të parë. Vetë tema - historia e dëbimit të Ovidit - është një përzierje e barabartë e legjendës dhe faktit historik.
Mërgimi i Ovidit
Ovid Publio Naso (43 p.e.s.–17/18 e.s.) shkroi historinë e tij tragjike të mërgimit të mjerë në tre libra poetikë (Tristia, Ex Ponto, dhe Ibis). Kjo skenë e perëndimit diellit është shembull i shkëlqyer i përdorimit të së verdhës në pikturat e Turnerit. Edhe pse në fillim kritikët e tallnin për faktin që e përdorte ngjyrën e verdhë kudo, ajo u bë shpejt shenjë dalluese e mjeshtërisë së tij.

Në poezinë e mërgimit, Ovidi i kushtoi një poemë të tërë (Tristia 1.3) natës emocionale të largimit të tij nga Roma. Edhe pse Ovidi përshkruan një natë të errët, perëndimi i diellit te Turneri paraqet një atmosferë të duhur. Me detajet e turbullta dhe diellin e shndritshëm që perëndon, tabloja e Turnerit ngjan si një lamtumirë e denjë për Epokën e Artë.
Varri i Ovidit
Në këndin e majtë poshtë kësaj tabloje shohim një varr me emrin e plotë të Ovidit (Ovid Publius Naso), kështu që, qartazi, kjo nuk është pikturë “realiste”. Ovidi po largohet nga Roma, jo i vdekur! Për më tepër, vendndodhja e varrit të tij është e panjohur, ndonëse dihet se ndodhet diku buzë Detit të Zi.
Ovidi, i cili vdiq pas rreth një dekade në mërgim, shpesh shkruante për vdekjen e vet dhe për mallin se nuk do të mund të prehej në qytetin e dashur të Romës. Megjithatë, trashëgimia e tij - letërsia dhe arti që ajo frymëzoi - është më e vlefshme se çdo varr i vërtetë; ndoshta Turneri e kishte kuptuar këtë.

Misteri
Përshkrimi i largimit të Ovidit, nga Turneri, është i paqartë. Cila figurë është Ovidi? A ndodhet ai në pikturë? Me krijimtarinë poetike të Ovidit, e cila flet përmes narratorëve jo gjithmonë të besueshëm, por të njohshëm, dhe me poezinë e tij në vetën e parë nga mërgimi, pyetja “Kush është Ovidi?” është shumë e duhur.
Ka gjithashtu mister edhe rreth shkakut të dëbimit të Ovidit nga perandori romak August. E vetmja gjurmë është një fjali prej tri fjalësh: carmen et error - një këngë dhe një gabim. Cila poezi ishte aq e diskutueshme që solli mërgimin? Çfarë bëri Ovidi të ishte kaq i pafalshëm?
Romantizmi
Turneri, si Ovidi që shkroi mijëra vargje për temën e dashurisë, mund të përshkruhet si romantik. Termi i artit, Romantizëm, i referohet periudhës në artin perëndimor mes viteve 1780 dhe 1830. Emocionet shfaqshin haptas në kontrast me idetë tradicionale të përmbajtjes klasike. Në artin britanik, Turneri njihet për përqafimin e romantizmit përmes paraqitjes së natyrës.

Italia e lashtë - Ovidi i dëbuar nga Roma padyshim pasqyron një emocion: shihni figurat, pozat e ndryshme të të cilave shfaqin një gamë ndjenjash që shkojnë nga ankthi te dëshpërimi e trishtimi.
Qiejt më të bukur në gjithë Evropën
Ashtu si në shumë piktura të Turnerit, Italia e lashtë - Ovidi i dëbuar nga Roma është përqendruar në një qiell të madhërishëm dhe ujërat poshtë tij (lumi Tiber apo det - zgjidhni ju). Dhe, për ata që nuk e lexojnë sipërfaqshëm, është e qartë që Taneti nuk ndodhet në Romë. Përkundrazi, është në Kent. Turneri ishte i dashuruar me dritën në këtë zonë të botës.

Ku, pra, pos pikërisht në këtë qytet të Margejtit, ai jetoi kur zgjodhi të largohej nga Londra, por megjithatë që të mos udhëtojë.
- John Ruskin, shkrimtar dhe kritik arti me ndikim
Poezia në pikturë

Në veçanti, deti dhe qielli i Margejtit (ku ai shkoi në shkollë dhe ku sot ndodhet muzeu “Turner”) qenë një frymëzim i madh për të. Ashtu siç janë edhe për artisten bashkëkohore Tracey Emin, e cila gjithashtu vjen nga ky qytet i Kentit.
Ndërsa Turneri dhe Emini i shpëtonin mjegullës së Londrës për të marrë frymë në ajrin e pastër të Margejtit, Ovidi mallëngjehej për qytetin e tij të dashur - nga mërgimi buzë Detit të Zi. /Telegrafi/

















































