Virusi COVID-19 i njohur si Coronavirus, deri më tani në Kosovë ka prekur 16 persona.
Njëri nga të infektuarit me COVID-19, është një qytetarë nga komuna e Podujevës. Si pasojë e kësaj tri fshatra të kësaj komune janë vendosur në karantinë.
Fshatrat të cilët janë vendosur në karatin janë Dumnicë e Epërme dhe e Poshtme si dhe fshati Llaushë.
Pavarësisht kësaj situata në këtë komunë vazhdon të jetë e qetë.
Nënkryetari i komunës së Podujevës, njëherësh edhe kandidat për kryetar, Nexhmi Rudari ka thënë për Telegrafin se karantina është duke u zbatuar.
“Situata është e qetë nuk ka ndonjë panik. Janë fshatrat Dumnicë e Epërme dhe e Poshtme dhe Llausha në karantinë, kryesisht karantina po zbatohet. Mbrëmë kam qenë edhe në stacionin policor sipas tyre po respektohet karantina. Gjërat ushqimore janë duke hyrë pa problem. Nuk kemi ndonjë telashe të madhe, është një frikë nga qytetarët”, ka thënë Rudari.
Rudari ka shtuar se deri tash është vetëm një rast i konfirmuar me COVID-19 në Podujevë.
Ai ka bërë të ditur se babi i personit të prekur ditë më parë me coronavirus ka kërkuar t’i bëhet testi dhe se janë në pritje të rezultatit të analizave.
“Vetëm një rast deri më tash është konfirmuar në Podujevë, ekipa mjekësore në ditën që është konfirmuar rasti ka shkuar ka bërë vizitë familjes dhe i ka udhëzuar që në rast se vërejnë simptoma të lajmërohen. U janë dezinfektuar hapësirat e banimit të asaj familje dhe deri më tash nuk është lajmëruar asnjë anëtar i asaj familje, përveç babait të tij i cili ka kërkuar që ti bëhet testi ndërkaq jemi në pritje të rezultateve të analizave”, u shpreh Rudari.
Ndryshe IKSHP-ja vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe që të reduktojnë daljet përveç në raste emergjente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë