Real Madridi është duke kaluar formë shumë të dobët këtë kampionat dhe trajnerit Zinedine Zidane, i ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve ku mund të garojë.

Këto rezultate kanë bërë që stoli i trajnerit francez të lëkundet edhe pse ka fituar shumë trofe në dy vite.


zidane 1 1 Zidane drejt largimit

Si zgjedhje e mundshme për ta zëvendësuar Zidanen shihen Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp.

Të dy trajnerët kanë qenë në listë edhe në të kaluarën, me Pochettinon që është i pëlqyeri i presidentit Florentino Perez.

perez pochettino Pochettino dhe Perez kanë shoqëri të vjetër mes vete

Në anën tjetër edhe Klopp kishte impresionuar në Santiago Bernabeu me Borussia Dortmundin e tij.

Argjentinasi ka aktualisht kontratë me Tottenhamin, ndërsa ka edhe klauzolë për largimin e tij.

Por mbretërit kanë marrëdhënie shumë të mira me shefin ekzekutiv të Tottenham, Daniel Levy.

klopp Klopp po ashtu është një opsion

Në anën tjetër Klopp mund të jetë më lehtë i arritshëm, por gjithçka varet nga mënyra se si do ta mbyll Liverpooli kampionatin. /Telegrafi/   

telegrafi sport app