Pochettino i befasuar nga Man Utd pas emërimit të Ten Hag si trajner të ri

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka mbetur i befasuar nga vendimi i Manchester Unitedit për të emëruar Erik ten Hag si trajner të ri.
Pochettino kishte qenë ballë për ballë me trajnerin e Ajaxin për punën e trajnerit të përhershëm në Old Trafford.
Megjithatë, sipas The Athletic, Pochettino duket se është kapur krejtësisht në befasi që Ten Hag ishte bërë kandidati i favorizuar dhe ka marrë detyrën.
Argjentinasi thuhet se ka 'mbledhur siç duhet' informacione për Mançesterin si qytet, strukturën e Unitedit dhe profilet e skuadrës.
Por, në asnjë moment Unitedi nuk bëri kontakte të drejtpërdrejta me Paris Saint-Germain për të diskutuar heqjen e tij nga kontrata e tij.
Djajtë e Kuq kishin planifikuar të informonin drejtpërdrejt Pochettinon për vendimin e tyre për të emëruar Ten Hag përpara se të vinte njoftimi, por harruan ta bëjnë edhe këtë. /Telegrafi/




















































