Po zbehet mbështetja e Perëndimit për Ukrainën dhe kjo do ta bëjë Putinin gati për luftën e tij të ardhshme
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Në korridoret e Brukselit, ka një ndjesi frike nëse do të bie – në të dy anët e Atlantikut – vullneti politik për të ndihmuar Ukrainën në fitoren kundër agresionit rus. Një zyrtar i lartë perëndimor më tha se mund të duhet një “tronditje e dytë”, në përmasat e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, për t’i zgjuar vendet perëndimore nga apatia dhe për t’i nxitur evropianët që të ndërmarrin hapa më radikalë për të forcuar dhe për të integruar mbrojtjen e tyre. Kjo tronditje mund të përfshijë kolapsin e papritur të mbrojtjes së linjës së parë të Ukrainës, një masakër tjetër në stilin e Buçës nga forcat ruse, ose ndoshta fitorja e Donald Trumpit më 5 nëntor. Secila prej këtyre do të ishte shkatërrimtare për Kievin.
Momentalisht, ShBA-ja është e preokupuar me zgjedhjet presidenciale dhe me luftën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, e cila ka zhvendosur nga kryetitujt avancimin e Moskës në fushëbetejën e Donbasit. Franca është e shpërqendruar nga kriza politike dhe fiskale, për çfarë po zbehet shpejt fuqia e Emmanuel Macronit në shtetin e tij dhe ndikimi e tij në Evropë. Gjermania është e paralizuar nga grindjet brenda koalicionit të saj të dobësuar me tri parti, gjë që shtron dilemat nëse mund të mbijetojë deri në zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara për në shtator 2025.
Ndërkohë, Britania e Madhe po përballet me problemet e veta buxhetore në kohën kur – mes një skandali mediatik mbi të dhuratat e dyshimta nga donatorët politikë – qeveria e re laburiste po përqendrohet në riparimin e shërbimeve publike dhe të shëndetit. Ndërkohë, partitë e ekstremit të djathtë, pro-ruse, po fitojnë në shumë terren në zgjedhjet evropiane, së fundmi në Austri.
Rusia pushtoi më shumë territor ukrainas në shtator sesa në çdo muaj tjetër që nga marsi i vitit 2022. Megjithatë, pavarësisht udhëtimit të Volodymyr Zelenskyyt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në Uashington, për të paraqitur një “plan fitoreje” dhe për të kërkuar më shumë armë dhe lirinë për t’i përdorur ato në territorin rus, ka humbur vëmendja amerikane dhe evropiane. Për Kievin, këto janë kohë të rrezikshme dhe irrituese.
Joe Biden, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë një person pa ndikim, po shmang çdo hap politik që mund të komprometojë shanset e Kamala Harrisit për ta mbajtur Trumpin jashtë Shtëpisë së Bardhë. Kjo kufizon jo vetëm aftësinë e tij për të frenuar Izraelin në betejën e tij me Hamasin, Hezbollahun dhe Iranin, por edhe gatishmërinë e tij për t’ia lejuar Ukrainës sulmet e thella brenda Rusisë – me raketat e ofruara nga ShBA-ja ose me armët evropiane që përmbajnë komponentët amerikanë. Bideni është i shqetësuar nëse Vladimiri Putini mund ta shtojë rrezikun e konfrontimit bërthamor ose të hakmerret ndaj Perëndimit në mënyrat që mund të zgjerojnë konfliktin dhe t’ia japin Trumpit një armë propagande për të sulmuar demokratët.
Britania dhe Franca, të cilat furnizojnë Ukrainën me raketat ajër-tokë “Storm Shadow” dhe “Scalp”, pa dritën e gjelbër të ShBA-së nuk mund të lejojnë përdorimin e tyre të pakufizuar kundër bazave të prapavijës ruse. Kancelari gjermane, Olaf Scholz, vazhdon të pengojë furnizimin me sistemit raketor “Taurus”, të cilin Kievi e kishte kërkuar prej kohësh për të sulmuar linjat ruse të furnizimit dhe pikat e lëshimit të raketave. Ngurrimi i Scholzit përbën një përzierje të fushatës elektorale (Alternativa për Gjermaninë dhe Aleanca e Sahra Wagenknecht janë kundër luftës), historisë së shkuar (SDP e tij ka qenë gjithmonë një parti e paqes) dhe frikës për të shënjuar Gjermaninë në hakmarrjen ruse.
Jens Stoltenberg, në fjalimet dhe intervistat e tij para largimit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, shprehu keqardhjen publike që aleatët perëndimorë nuk e kishin furnizuar Ukrainën me më shumë armë, përpara pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, duke argumentuar se kjo do ta kishte bërë më të vështirë ofensivën e Moskës dhe madje mund ta kishte penguar atë. Ai i tha këto pasi e keqja ndodhi, sidomos kur dihet se Stoltenbergu nuk është ende i gatshëm të dënojë hezitimin e ShBA-së ose të bëjë presion të hapur për të dhënë leje për goditje të thella.
Gjeneralmajori amerikan në pension, Gordon “Skip” Davis, u ankua se “administrata Biden vazhdimisht është vonuar”. Duke folur në një panel të Qendrës së Politikave Evropiane (EPC), mbi situatën në fushëbetejën në Ukrainë, ai ka thënë se Uashingtoni i kishte mbivlerësuar gjasat nëse Putini do të përshkallëzonte konfliktin dhe se për këtë arsye vazhdoi të siguronte armë sa për të mbajtur kokën e Kievit mbi ujë, pa ia dhënë mjetet për të mbijetuar. “Nuk duam ‘për aq kohë sa duhet’, por ‘çfarëdo që duhet’”, shtoi Davis.
Zyrtarët e BE-së shohin një paralele midis hezitimit për të ofruar ndihmë për ndryshimin e situatës në favor të Ukrainës, dhe rezistencës kokëfortë midis fuqive të mëdha evropiane ndaj huamarrjes kolektive dhe blerjeve të përbashkëta të armëve, për të rritur mbrojtjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e tyre. Shumë vende evropiane kanë zbrazur rezervat e tyre të municionit, për të furnizuar Kievin, dhe po përpiqen të zgjerojnë industritë kombëtare të armëve ose të furnizohen jashtë vendit.
“Ishte një momentum prapa integrimit më të madh të mbrojtjes evropiane në fillim të këtij viti, kur komisioni publikoi strategjinë e tij industriale të mbrojtjes”, më tha një zyrtar i lartë. “Por, ajo është zbehur që nga zgjedhjet evropiane dhe problemet politike në kryeqytetet kryesore”. Tani mund të duhet një tërmet, si kthimi në pushtet i Trumpit skeptik ndaj NATO-s, për të rinovuar energjinë dhe për të vënë më shumë para në përpjekjen e mbrojtjes së BE-së. Nëse Harrisi fiton, rreziku është që kryeqytetet e BE-së të ndihen më mirë dhe të rikthehen te mbështetja për mbrojtjen nga ShBA-ja, siç bënë disa pasi Bideni mposhti Trumpin në vitin 2020.
Ukraina nuk mund të përballojë të presë për një “goditje të dytë” të tillë, për të tronditur qeveritë perëndimore, pasi forcat e saj po shteren për çdo ditë në luftën shkatërrimtare të imponuar nga një armik më i madh. “Nuk mund të presësh që Ukraina të durojë edhe 30 muaj të tjerë, kur vendi ynë është një fushëbetejë dhe i nënshtrohet sulmeve të përditshme”, ka thënë Mykola Bielieskov, një analist i lartë në Institutin Kombëtar për Studime Strategjike të Ukrainës, në të njëjtin panel të EPC-së. “Ajo që ne nuk shohim është strategjia afatgjatë e mbështetjes së qëndrueshme. Përndryshe, do të përparojë skenari i fitores ruse”.
Për qeveritë evropiane, pavarësisht nga vështirësitë e tyre të brendshme, zgjedhja duhet të jetë e qartë. Mbështeteni që tani Ukrainën me më shumë vendosmëri, duke përfshirë mundësitë për goditje në thellësi, ose do të përballeni me një pozicion shumë më të keq strategjik në vitin e ardhshëm, me një Putin të guximshëm që riarmatoset për luftën e tij të ardhshme pushtuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Presidenti kroat me slogan të pazakontë për zgjedhjet presidenciale
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme