Nga kompania Porsche kanë njoftuar se do të shtojë edhe një model të shtatë në ofertën e vet, ndërsa vendimin përfundimtar do ta bëjë bordi i drejtorëve.
“Në të ardhmen e afërt, do të paraqesim linjën e shtatë të modelit. Tashmë ka plane, por jemi duke pritur për dritën jeshile nga bordi i drejtorëve”, ka thënë Matthias Mueller, drejtori ekzekutiv i Porsches, në konferencën vjetore.
Kompania nuk ka dhënë detaje të hollësishme se për çfarë modeli bëhet fjalë, transmeton koha.net. Gjatë muajve të fundit, janë shfaqur disa spekulime për super veturën me motor mesatar të montuar, i cili duhej të pozicionohej në mes të modelit 911 dhe 918 dhe të jetë konkurrent për modelet e Ferrarit dhe McLarenit.
Flitet se ky model i shtatë do të jetë më i ulët se modeli Panamera apo versioni Shooting Brake i modelit të njëjtë.
Supozohet se është fjala është për një model elektrik. Pas prezantimit të modelit R8 e-Tron dhe pas lajmit se Audi është duke përgatitur një Crossover elektrik, modeli elektrik nga Porsche i cili do të luftonte me Teslan, nuk tingëllon si një ide e keqe.
Porsche për momentin është njëra nga kompanitë më fitimprurëse në industrinë e veturave, edhe pse i ka rënë fitimi nga 18 në 15.8% në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të modelit Macan dhe shpenzimeve nga shtimi i tij në ofertë.
Fokusi i kompanisë Porsche mbetet në motorët dhe menaxhim, e cila në mënyrë të qartë tregon se kompania nuk ka ndërmend që të konkurrojë me të tjerët në teknologjinë brenda veturës dhe automatizimin e vozitjes.
Sipas Mueller, konsumatorët e Porsches “nuk duan telefon të mençur mbi katër rrota, ose ekran më të madh të mundshëm në qendër të konzolës. Në Porsche nuk ka vend për dekorime”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?
Brenda varrezës së veturave në fushat e gjelbëruara të Uellsit, aty ku Range Roverët luksoz po ndryshken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë