LAJMI I FUNDIT:

A po shkon Volkswagen drejt “ringjalljes” së modelit shumëngjyrësh?

A po shkon Volkswagen drejt “ringjalljes” së modelit shumëngjyrësh?

Volkswagen pëlqen të festojë përvjetorin e veturave të tij me përkujtim të produkteve më ikonike.

Ngacmimi i fundit nga marka ka ngjallur shpresat se një seri e re e modelit Harlequin do të prezantohet së shpejti.

Prodhuesi gjerman i automjeteve paraqiti për herë të parë një veturë me shumë ngjyra në vitin 1964, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Tre dekada më vonë, Volkswagen vuri në prodhim Mk3 Polo Harlequin të vitit 1995 ekskluzivisht për Evropë.

Edicioni special përfshinte 3,000 njësi dhe ishte i veshur me ngjyra të ndryshme si Tornado Red, Chagall Blue, Ginster Yellow dhe Fistachio Green.

Por, reagim më të madh pati kur marka e prezantoi Golf Harlequin dhe prodhoi gjithsej 264 shembuj të tij, ndërsa sot ekzistojnë vetëm 100 të tillë.

Tashmë ka shans që prodhuesi i automjeteve të zbatojë skemën me ngjyra në modelin e gjeneratës së gjashtë si shenjë për 30 vjetorin e Polo Harlequin edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. /Telegrafi/