Christopher Nkunku është njëri nga mesfushorët ofensivë më të mirë në Evropë këtë edicion.

Mesfushori francez është duke shkëlqyer me fanellën e RB Leipzig duke shënuar e asistuar vazhdimisht.


24-vjeçari falë formës së mrekullueshme ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

christopher nkunku vers premier league scaled 1

Skuadrat e mëdha evropiane si Liverpool, Arsenal dhe ish-skuadra e francezit PSG kanë shprehur tanimë interesim për të.

Reprezentuesi francez ditë më parë deklaroi se ndihet mirë në Leipzig dhe nuk mund të flas për të ardhmen e tij.

Megjithatë mediat në Francë janë të bindura se Nkunku po kalon muajt e fundit në Bundesliga.

Vlera e tij ka shkuar mbi 50 milionë euro dhe raportohet se Leipzig do të ishin të kënaqur ta merrnin një ofertë të tillë.

profile mag max  1

Nkunku këtë edicion është paraqitur në 30 takime me Leipzigun ku ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.

Gara për t'i siguruar shërbimet e francezit duket se do të jetë e ashpër në verë, por largimi i tij nga Bundesliga tanimë duket i sigurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app