Këto dy arsye janë shumë më serioze
Nuk është e pazakontë që një test shtatzënie të jetë pozitiv pas një aborti. Edhe pse më së paku e prisnit një rezultat të tillë, ka arsye pse ndodh kjo gjë.
Vendin e parë mund ta kenë hormonet, përkatësisht hCG-ja zakonisht ulet me 50 për qind brenda 24 orëve pas abortit.
Megjithatë, hormonet kanë nevojë për një kohë për t’u rikthyer në ekuilibër, prandaj testi mund të tregojë një rezultat të rremë pozitiv disa javë pas abortit, pasi hCG-ja mbetet në trup për 4 deri në 6 javë, transmeton Telegrafi.
Ajo që mund të jetë serioze dhe shqetësuese është kur një test pozitiv tregon se metoda e abortit ishte e pasuksesshme ndërsa se shtatzënia ka vazhduar.
Zakonisht këto janë situata shumë të rralla, por nuk janë të pamundura dhe kërkojnë një vizitë te mjeku.
Arsyeja e tretë është një abort jo i plotë, kur indet nga shtatzënia mbeten në trup. Pas ndërhyrjes mjekësore, frekuenca e rasteve të tilla është vetëm 2 deri në 3 për qind.
Rreziqet e një aborti të dështuar ose jo të plotë rriten për arsye të ndryshme. Për abortin kirurgjik, gratë me shtatzëni shumë të hershme dhe ato me anomali të mitrës janë në rrezik më të madh. Në abortin mjekësor, përdorimi jo i duhur i ilaçeve dhe mungesa e mbikëqyrjes mjekësore rrisin rrezikun e abortit të pasuksesshëm.
Megjithatë, procedurat e abortit kanë një shkallë të lartë suksesi kur kryhen nga profesionistë të kualifikuar mjekësorë. Efektiviteti i aborteve mjekësore dhe kirurgjikale është më shumë se 95 për qind dhe gjëja më e rëndësishme për këtë është mbikëqyrja dhe monitorimi i duhur, si dhe vlerësimi dhe zgjidhja e të gjitha komplikimeve që mund të shfaqen.
Nëse jeni të shqetësuara për një rezultat pozitiv të testit pas një aborti, kontaktoni gjinekologun tuaj. Ai do të ndihmojë në vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e mënyrës më të mirë të veprimit. Kujdesi dhe monitorimi i duhur do të ndihmojë në sigurimin e një aborti të sigurt dhe të suksesshëm. /Telegrafi/