LAJMI I FUNDIT:

Po ndërtohet “Via Ferrata” e treta në Pejë, do të jetë më e gjata në Ballkan (Foto/Video)

Po ndërtohet “Via Ferrata” e treta në Pejë, do të jetë më e gjata në Ballkan (Foto/Video)

Via Ferrata, tashmë e treta në Pejë do të jetë rreth 1000 metra dhe më e gjata në Ballkan.

Ndërtimi i shtegut të tretë është përzgjedhur në një nga vendet më piktoreske të Pejës, që ndryshe njihet Gryka e Rugovës. Lartësia e kanjonit, gjatësia dhe ura e cila parashihet të ndërtohet 80 metra mbi nivelin e lumit, Via Ferrata 3 do të jetë top destinacion në vitet në vijim.

Kjo Via Ferrata me mburrje do të mbajë emrin e organizatës pejane “Marimangat”, e cila mbledh ekipin e vetëm të ngjitjes në Kosovë dhe dashamirësve të tjerë të natyrës.



Via Ferrata, e treta me radhë sikur edhe të tjerat janë të financuara pjesërisht nga Komuna e Pejës,  ndërsa pjesa tjetër financohet nga “Marimangat”, nga të ardhurat prej Via Ferratave të tjera.

Gjithashtu një pjesë e investimit është punë vullnetare e anëtarëve të “Marimangave”.

Gryka e Rugovës, Foto: Dini Begolli

“Marimangat” janë menaxhues dhe mirëmbajtës të Via Ferratave në Pejë.

“Via Ferrata 3” do të ofrojë adrenalinë të papërshkruar për një udhëtim dy deri katër orë, duke ofruar pamje të mrekullueshme të natyrës të Kosovës.

Ndryshe, në Pejë janë edhe dy shtigje Via Ferrata. E para “shtegu i hekurt” është ndërtuar në vitin 2014 dhe shtegu i dytë “Mat Via Ferata” që është ndërtuar më 2016.

Gryka e Rugovës, Foto: Dini Begolli

Peja me këto shtigje Via Ferata është bërë destinacion jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për ndërkombëtarët.

Me këto shtigje, Peja iu ka ofruar vizitorëve atraksione të ndryshme, adrenalinë dhe zbavitje në ajrin e pastër dhe pamjes piktoreske të Pejës. /Telegrafi/

Foto/Video: Dini Begolli

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori