Kuptimi etimologjik i fjalës “shaloj” është i thjeshtë, që do të thotë “i vë shalën kalit a mushkës dhe e përgatit për udhëtim; e shtoj dhe e mësoj kalin a mushkën për t’i hipur. Shaloj kalin (pelën, atin, gjogun, mëzin, mushkën)”, ndaj duhet pranuar haptazi dhe qartë se ata po na shalojnë, sepse edhe kur anët politike janë kundër, janë bashkë.
Rasti më i mirë janë zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat provuan edhe një herë që shaluesit provuan haptazi dhe solemnisht që janë bashkë, sepse sot e tridhjetë vjet kanë të njëjtën sëmundje të pashërueshme – antinjeriun. Madje, të jesh i tillë sot, çnjerëzor, nuk ka asgjë të keqe, përveçse je triumfator. Nëse tradicionalisht përmendet rëndom fjalia “përça dhe sundo” (divide e conquer), themelin matematikor të saj shumë rrallë e dinë që nënkupton një prej teknikave më të shpeshta të përdorura nga algoritmet e ndryshme bazuar në parimin socio-politik të përçarjes, ose ndarjes dhe sundimit. Kjo teknikë ka për qëllim që një problem ta ndajë në pjesëza të natyrës së njëjtë, të ofrohet zgjidhja për këto dhe në fund ofrojnë bashkimin e këtyre të fundit në zgjidhjen totale, e cila mund të vijë si zgjidhje kundër pjesës më të madhe të tyre.
Çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e 30 qershorit, nëse do quheshin zgjedhje, ndonëse po provohet dita-ditës që janë të gjithëpranuara.
Në vështrimin kronologjik citoj se sipas dekretit nr.10928, datë 05.11.2018, Presidenti i Republikës shpalli datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve të pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë. Më 10.06.2019, Presidenti i Republikës nxori dekretin nr. 11199, nëpërmjet të cilit shfuqizonte dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 të tij, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar datën 30 qershor 2019 si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Më pas, me dekret nr. 11211 shpalli si datë zgjedhjesh të pushtetit vendor datën 13 tetor 2019, të cilat as nuk u zhvilluan dhe as nuk u përfolën.
Në përgjigje të akteve (dekreteve) të sipërcituara nga data 13 qershor deri në datë 24 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mazhoranca parlamentare, ndërmorën veprime gjysmë ligjore kundër sipërmarrjes së Presidentit të Republikës dhe akteve të tij. Veprime të cilat për nga shkaku ligjor dhe referenca ligjore nuk kanë asgjë të përbashkët me hierarkinë institucionale, le pastaj për nga referimet ligjore. Dhe, në fund, si qershia mbi tortë ishte dhe është ngritja e komisionit hetimor. Madje, po të shihet me vëmendje opinioni i Komisionit të Venecias sa i përket situatës joligjore të para 30 qershorit, vështirë se gjen shembuj të vendeve evropiane të konsoliduara, objektiv të cilin ne aspirojmë, përveç se eksperiencat e proceseve zgjedhore në Kosta Rika në vitin 2002, Estoni në vitin 2002, Azerbajxhan në vitin 2001, apo Kore, ndaj bëjnë sikur shqetësohen për mos hapjen e negociatave.
Normalisht, për shkak se faktorët politikë te ne për nga vitet dhe eksperiencat që kanë, si në zbatim të parimeve kushtetuese, edhe në moszbatim të tyre, e dinë shumë mirë që Presidenti Republikës ka kompetencën për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe aspak një organ tjetër. Kjo vjen për shkak të pozitës neutrale që Kushtetuta shqiptare i cakton Presidentit të Republikës si “Kreu i Shtetit”, si organi që “përfaqëson unitetin e njerëzve” (neni 86 i Kushtetutës). Gjithashtu, të njëjtët aktorë e dinë shumë mirë se autoriteti i presidentit është mbi politikën, sepse nuk është e rastësishme që kushtetutshmërisht statusi më i lartë midis autoriteteve publike i jepet presidentit për nga paanshmëria e sjelljes dhe pozicioni kushtetues i tij.
Ndaj, në përgjigje të një provokimi sa ligjor dhe joligjor të Presidentit të Republikës, mazhoranca nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me Vendim nr. 836 rrëzoi pretendimin e partisë në aleancën e saj, e quajtur “PYK” për t’u çregjistruar nga zgjedhjet vendore. Kjo e fundit nga ana e saj iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili me vendim nr.150, datë 16.06.2019 la në fuqi vendimin e KQZ-së dhe u shpreh mbi një gjë të pakërkuar, si ofertat e pakërkuara në prokurimet publike. Mjafton kaq dhe kuptohet që rezultati ishte i garantuar dhe i gjithëpranuar. Dhe, nuk ka se si aktorët politikë të majtë dhe të djathtë, nisur nga njohja që kanë, eksperienca dhe pse jo mënyra e shëmtuar, cinike e të sajuarit shpesh të konflikteve, të mos kenë llogaritur rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Nisur nga ky gjykim, konfliktin nuk e kishin me njëri-tjetrin, por me zgjedhësit, sepse për ata duhej çdo gjë që është e ngrënshme, e perceptueshme si betejë politike dhe e pranueshme. Rezultati erdhi vetiu, votat u numëruan, u shpall fituesi, u larguan të humburit se nuk morën pjesë, edhe pse ngeli ende një i barabartë mes tyre (Shkodra), por s’ka gjë, rezultati u arrit, u njoh si i tillë, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor tejkaloi kompetencat e veta. Në fund zgjedhjet janë të “qytetarëve”, ndonëse aktet administrative dalin në tejkalim të ligjit. I rëndësishëm është rezultati, jo procesi. Të ruajmë rreshtin, ky është thelbi procesit dhe kur ai është joligjor dhe joqytetar.
Sërish për të arritur në të njëjtin konkluzion mjafton të vështrosh situatën paszgjedhore. Zgjedhjet për heqimët tanë nga njëra anë janë nul dhe nga ana tjetër konsiderohen të ligjshme. Por në thelb ata sërish janë në të njëjtin pozicion në raport me shtetasit e vet, pra përça dhe sundo. Për këtë mjafton t’i drejtohesh teorisë së Ultra Vires (përtej fuqisë), kupton qartë se organet që legjitimuan këto zgjedhje me vendimmarrjen e tyre nuk bënë asgjë më tepër se atë çfarë Presidenti Republikës dekretoi, pra tejkaluan kompetencat. Rezultati nuk është i qytetarëve, por i organeve që prodhuan ato në favor të rreshtimit të rënë dakord diku dhe dikur.
Në kushtet e tejkalimit të kompetencave si nga ana e Presidentit të Republikës, edhe nga administruesit e zgjedhjeve, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është prodhuar një produkt sa jolegjitim dhe i pajustifikuar për të ushtruar fuqinë ligjore.
Ndaj, dhe për më tepër çdo thashethemnajë mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës është një lojë, e cila nuk ka në qendër një realitet ligjor, por një betejë, e cila sjell risi pozitive vetëm për lidershipin dhe jo për qytetarin.
Shala sipas përkufizimit etimologjik nuk është vetëm njëdimensionale dhe për një lloj kafshe pune, por kur prodhohet, bëhet për të gjitha llojet e kafshëve punëtore, në forma dhe përmasa të ndryshme. Në këtë kuptim është edhe reforma për drejtësi, si dhe zgjedhjet vendore, nuk shërben për qytetarët, kur në të vërtet të vetmit që kanë prekur pasojën e padrejtësisë mbi votën, pronën, familjen, shëndetin dhe shkollimin janë qytetarët dhe jo “kalorësit”, apo heqimët.
Mjafton të kujtosh që dy momentet për dhe mbi të cilat është ngritur reforma në drejtësi, të cilat kanë qenë perceptimi qytetar dhe tejzgjatja e procesit të dhënies së drejtësisë, ose ndryshe zvarritjet e proceseve të gjykimit.
Mbi këto dy shtylla u sajuan shumë gojëdhëna, histori të së kaluarës vetëm e vetëm në justifikim të një procesi shpresëdhënës, konkluzioni i së cilës do të sillte perceptim të drejtë mbi një drejtësi ligjore pse jo dhe platonike, por edhe zgjidhje të shpejtë të realiteteve gjyqësore.
As njëra dhe as tjetra nuk kanë filluar ende të duken në tunelin e dhënies së drejtësisë, përkundrazi drejtësia ka marrë formën dhe përmbajtjen e një gjëje të shëmtuar, të pangrënshme, që të bën të nxjerrësh gjithçka ke përtypur si të mirë. Nëse më parë ndesheshe dhe me gjyqtarë apo prokurorë të moralshëm, por jo profesional dhe të kundërtën, sot zhvillon gjyqe me gjyqtarë dhe prokurorë të detyruar të gënjejnë duke u masturbuar me moralin dhe dinjitetin njerëzor nga frika e vetingut. Sot aktorët e drejtësisë, ata që kanë ngelur pa u verifikuar janë bërë si kurrizdalët që lumturohen kur ka më keq nga ata, pra kur gjejnë njerëz më të kërrusur që mund t’i shalojnë nëpërmjet ligjit.
Aktorët politikë përpiqeshin të dukeshin sikur i kishin studiuar termat dhe organet e drejtësisë e të ardhmes, por në të vërtetë dialogonin për pengesat ndaj tyre, dukeshin sikur polemizonin në qëndrime të ndryshme, por shumë shpejt zinin vendin e triumfatorit të realizimit të shumicës ligjore për miratimin e reformës, duken sikur janë të gatshëm në zbatimin e saj, por bëjnë të kundërtën duke stigmatizuar mediatikisht ose duke ngritur gracka mbi termat dhe individët që shprehin vullnetin për të kandiduar. Mjafton të shohësh ndryshimin midis kohës së krijimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në vitin 2003, me kohën që po merr krijimi i gjykatave antikorrupsion, mjafton të krahasosh dhimbjet që ka pësuar drejtësia në këto 30 vjet me situatën e paprecedent të mungesës së aksesit në gjykatë në mungesë të Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese. Nuk mendoj dhe shpresoj që shpërblimi i perceptimit negativ mbi drejtësinë të mos jetë i barasvlefshëm me mohimin e saj. Nëse do të ishte e tillë, vetëm demokraci e referuar në ligj nuk quhet.
Por, çfarë është atëherë?
Përgjigja është e thjeshtë, shalim, ose ndryshe na kanë shaluar ne kuajve, mushkave dhe po na përgatisin për udhëtim sepse aktorët politikë nuk janë kundër, por janë bashkë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-85-780x439.jpg)
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-86-780x439.jpg)
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim