Makaronat, sado që të jenë të shijshëm, vetvetiu janë amidon i cili nuk është posaçërisht i mirë për ne.
Kështu 100 gramë makarona përmbajnë rreth 390 kcal, ndërkaq shumica nga ato i përmban amidoni i cili në trupin tonë shndërrohet në sheqer, përkatësisht depozitohet si dhjam.
Megjithatë, shkencëtarët kanë lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e makaronave – ekziston mënyra që të ulet numri i kalorive.
E gjitha që duhet të bëni është të mos i hani menjëherë pas zierjes, por të ftohen dhe sërish të ngrohen, transmeton Telegrafi.
Ky zbulim në të vërtetë është shpikje e rastësishme në eksperimentin e televizionit BBC në emisionin “Trust Me, I’m a Doctor”.
Në të kandidatëve u janë dhënë makarona, dhe pastaj u janë matur nivelet e sheqerit në gjak në çdo 15 minuta.
Ata të cilët kanë ngrënë makarona të sapozier kanë pasur bile nivel dyfish të sheqerit në gjak sesa ata të cilët kanë ngrënë sasinë e njëjtë të makaronave të cilat më parë janë ftohur, dhe pastaj janë ngrohur.
“Pas ringrohjes, amidoni në makarona ka efektin e ngjashëm me të bishtajoreve, bananeve apo tërshërës”, ka thënë dr. Chrisvan Tuelleken, i cili ka meritën për zbulimin e pazakonshëm por të rëndësishëm.
Me fjalë të tjera, mbetjet e ngrohura të drekës apo të darkës, së paku kur është fjala për makaronat, janë opsioni më i shëndetshëm.
Në të vërtetë, në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku nga diabeti si edhe nga shtimi i peshës. /Telegrafi/