LAJMI I FUNDIT:

A po anashkalohen rajonet shqiptare të përmbytura të Shkupit? (Video)

A po anashkalohen rajonet shqiptare të përmbytura të Shkupit? (Video)

Edhe pse e diel, ditë vikendi, në Stajkovcë pothuajse është angazhuar një makineri e tërë për të shtruar rrugët me asfalt të cilat u shkatërruan gjatë përmbytjeve të 6 gushtit. Shumë punëtor të Ndërmarrjes së rrugëve edhe sot ishin të angazhuar në punë e ndërkohë që fotografia e njëjtë nuk paraqitet edhe në Hasanbeg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç makinave private, në Hasanbeg nuk vërehet as edhe një mjet tjetër pune. Shumë rrugë kanë mbetur të shkatërruara dhe të paasfaltuara. Të njëjtat kanë mbetur nën mëshirën e autoriteteve të cilat sipas ankesave të banorëve të Hasabegut, punimet ndërtimore nuk realizohen në mënyrë të barabartë mes vendbanimeve të vërshuar.

Ketu mund te lexoni dhe shikoni me shume lajme rreth vershimeve te mbremshme (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ketu mund te lexoni dhe shikoni me shume lajme rreth vershimeve te mbremshme (Foto/Video)

Ndryshe nga kjo kreu i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski thekson për Alsat-M se banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit rrugët e reja do t’i fitojnë pasi të kalojnë procedurat e tenderimit që mund të zgjasin edhe 2 muaj.


Trajanovski gjithashtu premtoi se ditët në vijim duhet të fillojë edhe rindërtimi i rrugës Alija Avdoviq e cila është edhe një nga rrugët më të rëndësishme në Hasanbeg, ndërsa është arteria kryesore për fshatrat tjera./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UXOSbw-LvAA